Abuzimi seksual i të miturve ishte goxha i përhapur në rendin fetar të njohur si “Legjionarët e Kishës Katolike në Meksikë’.
Në një raport të ri që ka nxitur reagime të shumta, thuhej se themeluesi i këtij rendi fetar, prifti Marcial Maciel, ka abuzuar seksualisht me 60 djem.
Raporti ka rëndësi të madhe sepse deri në vitin 2006, Vatikani kishte mohuar të gjitha akuzat se Maciel kishte abuzuar me djem, shumë prej tyre të moshës 12-vjeçare.
Raporti i publikuar nga “Legjionarët e Kishës Katolike” vë në pah periudhën në të cilën është drejtuar nga Macieli. E ky raport është tentim për t’u përballur me historinë famëkeqe që prej themelimit në vitin 1941.
Macieli, që vdiq në vitin 2008, konsiderohet si pedofili më i njohur i Kishës Katolike. Kardinali Angelo Sodano, ish-sekretar i Papa John Palit, me vite të tëra kishte mbrojtur “Legjionarët” para Vatikanit. Papa Françesku pranoi dorëheqjen e tij dhe vendosi që pozita e tij të jetë me mandat pesëvjeçar e jo të përjetshëm.
Raporti i ri thotë se që prej vitit 1941 deri më 2019-n, 175 të mitur, janë abuzuar seksualisht nga 33 priftërinj të “Legjionarëve” në Meksikë. Shumica e viktimave ishin djem të moshës 11 deri në 16 vjet.