Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se është fatkeqësi ajo që Serbia po synon ta paraqes si situatë humanitare në pjesën veriore të Kosovës.
“Metodat dhe mënyrat se si Serbia i gjen dhe tenton t’i realizojë sikur tash si krizë humanitare e bën që të prodhojë pasoja që i përshtaten Qeverisë së Serbisë. Ajo që po shohim sot është e çuditshme”, ka thënë Abrashi.
“Serbia tenton të manipulojë me metoda të tilla. Është fatkeqsi për regjionin që ka një mentalitet të tillë të politikanëve”.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të menaxhojë si duhet këtë situatë.
“Qeveria duhet të jetë e kujdesshme se cfarë veprime dhe mesazhe po përcon. Qeveria duhet të mbyllë cfarëdo vakuumi atje”.