Lajme të reja raportohen nga Spanja në lidhje me situatën e mesfushorit Mateo Kovacic. Kroati i rikthyer te Real Madrid pas huazimit te Chelsea, sipas asaj që referon “Marca”, mund të rikthehet në Londër.
Presidenti i “Bluve të Londrës”, Roman Abramovich do të dëshironte të kënaqte pretendimet e klubit Merengues, për të rikthyer ish-mesfushorin e Inter në Premier League. Los Blancos kërkojnë 55 milionë euro për të lejuar Kovacic të largohet, dhe padroni i Chelseas duket se ka vendosur të investojë mbi kroatin.