Chelsea është i gatshëm për ta kthyer faqen, veçanërisht nga pikëpamja financiare. Që nga momenti i parë kur klubin e mori Roman Abramovich në vitin 2003, “Blutë” kanë qenë gjithmonë një nga realitetet e reja dhe dominuese në futbollin anglez, sidomos në tregun global të transferimeve, pasi manjati rus kurrë nuk ka dështuar në investimet e tij duke sjell lojtarët më të mirë në qarkullim. Kjo strategji ka pasur edhe sukses sepse që nga ardhja e tij në Chelsea, londinezët kanë fituar pesëmbëdhjetë trofe përfshirë Ligën e Kampionëve, por duket se tash situata është bërë e paqëndrueshme në aspektin ekonomik. Nuk është rastësi, në fakt, gjatë vitit të fundit ka pasur një kthesë e madhe në investime. Tash Abramovich plotësisht ka ndryshuar. Tani Chelsea vepron më me mençuri në treg për të ruajtur ekuilibrin në balancin midis të ardhurave dhe shpenzimeve. Në sezonin 2015-2016, në të cilën skuadra e Mourinhos nuk kanë arritur rezultate të mëdha në fushë, shpenzimet kanë qenë të vogla krahasuar me vitet paraprake. Edhe këtë sezon bilanci i tregut të verës, i udhëhequr nga Abramovich në bashkëpunim me Antonio Conte, u mbyll me një deficit prej 20.8 milionë, relativisht pak, në krahasim me të kaluarën e afërt, dhe tash duket se ka nis të lodhet me shpenzime të mëdha, por edhe me humbje kogja të ndjeshme në biznesin e tij. Filozofia e Chelsea të ri është i qartë: së pari duhet të shitet e më pas të blehet. Marrim shembullin e fundit ku Oscar u shit në Kinë për më shumë se 60 milionë euro, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të sakrifikohet edhe portiri belg Thibaut Courtois edhe pse është shtylla e skuadrës. Abramovich po kalon në krizë financiare e cila në shikim të parë nuk duket në shesh, pork jo po vërehet qartë në investime apo më saktë shitjen e lojtarëve pasi bilanci i tij nuk është më stabil siç ishte vite më pare, andaj epoka e tij e investimeve po merr fund ngadalë.