“Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka rëndësi”. Gjatë eksperiencës së tij në Serie A, Maurizio Sarri e ka dëgjuar shpesh këtë frazë, por më të zbarkuar në Premier League mësoi se të fitosh mund të mos mjaftojë.
Më në fund Chelsea u rikthye tek fitorja duke “çmontuar” Huddersfield falë një dopjetë të Higuain e Hazard, por atëherë kur priste një “sms” urimi nga drejtuesit e klubit, Roman Abramovich i ka e kërcënuar me shkarkim.
Sipas “Daily Express”, bosi i bluve i ka kërkuar shpjegime Sarrit për krizën që mbërtheu ekipin javët e fundit. Mesazhi i Abramovich është i qartë, nëse Chelsea nuk arrin të kualifikohet për në Champions League, Sarri është i shkarkuar.
E përditshmja britanike shkon edhe më tej duke theksuar se Mauricio Pochettino qëndron në majën e listës së dëshirave për ti marrë vendin trajnerin italian.