Sipas tabloidit britanik, Daily Telegraph drejtuesit e Chelseas e kanë një plan për rindërtimin komplet të stadiumin Stamford Bridge. Thuhet se miliarderi rus, Roman Abramovich, i cili është pronar i Chelseas, është i gatshëm të investojë në këtë projekt, i cili pritet të kushtojë 500 milionë funte (577 milionë euro), përcjell Express. Chelsea është duke shpresuar për të rritur kapacitetin e stadiumit në 60 mijë ulëse, 20 mijë më shumë sesa kapaciteti aktual. Tani, drejtuesit e Chelseas janë duke e pritur vetëm mbështetjen e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan për ta nisur këtë projekt, i cili pritet të përfundojë në vitin 2022. Chelsea tani është duke kërkuar një stadium të përkohshëm ku skuadra do t’i zhvillojë ndeshje deri në ndërtimin e stadiumit të ri.