Abraham po shkëlqen në Premierligë, por mund të mos e pranojë ftesën e Anglisë?

Tammy Abraham ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me skuadrën e Chelsea, duke shënuar plot shtatë herë, në pesë ndeshjet e para. Lojtari ka shkëlqyer edhe në ndeshjen e fundit kundër Wolverhampton, ndeshje në të cilën ai realizoi het trik, për të kryesuar në listën e top realizatorëve në kampionatin elitar anglez.

Por, pas kësaj ndeshje, ai ka ngritur një dilemë të madhe. Anglia apo Nigeria? Lojtari ka lënë të hapur mundësinë t’i bashkohet kombëtares së Nigerisë, duke lënë Anglinë në dyshime, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.

Southgate nuk do të kishte dëshirë të humbte një lojtar të cilin e kishte ftuar në nëntor të vitit 2017, por që ka luajtur vetëm miqësore, shkak ky që i lë rrugë Abraham për të zgjedhur Nigerinë.

21 vjeçari ka lindur në Londër, por origjinën nga Nigeria. Mbetet të shihet cilën fanellë do ta përfaqësojë lojtari.