Shkup, 7 prill – Filialet dhe ekspoziturat të vizitohen vetëm kur është e domosdoshme, të shfrytëzohen më shumë shërbimet për bankieri elektronike dhe mobile, ndërsa gjatë vizitës së domosdoshme të respektohen udhëzimet për distancë adekuate dhe rekomandimet për vetëmbrojtje, bëjnë thirrje nga Asociacioni bankar i Maqedonisë, transmeton gazeta KOHA.
Nga Asociacioni bankar i Maqedonisë, përmes kumtesës së sotme, iu bënë thirrje qytetarëve që tërësisht t’i respektojnë udhëzimet të cilat janë dhënë, me qëllim që përmes pritjes para filialeve dhe ekspoziturave , kur kjo është e domosdoshme, të mos rrezikohet shëndeti, të evitohet përdorimi i parave të gatshme dhe gjatë pagesës, gjithkund ku është e mundur të përdoren kartelat pagesore.
Nga ABM potencuan se të gjitha bankat dhe kursimoret në mënyrë intensive po ndërmarrin aktivitete për mbrojtje të shëndetit të klientëve të vet.
Nga ABM sqarojnë se për momentin po shqyrtohen disa opsione për organizim të mëtutjeshëm adekuat të punës, posaçërisht gjatë pagesave të ardhshme të pensioneve dhe të ndihmës sociale, kur numri i klientëve të cilët i vizitojnë bankat është më i madh.
Siç sqarojnë në kumtesë, merren parasysh edhe masat për kufizim kohor të lëvizjes, si dhe numri i personelit i cili është aktiv në këtë periudhë në banka, sepse një pejsë e të punësuarve mungojnë për shkak të masave për mbrojtje, e njëkohësisht të gjitha bankat kanë krijuar dhe rezervuar ekipe në rast të kontaminimit të mundshëm.
Për shkak të informimit adekuat të klientëve, ABM rekomandon të ndiqen kanalet komunikuese të bankave, përmes të cilave publikohen edhe informatat për riorganizim dhe ndryshimet në orar, mënyrën e shfrytëzimit të filialeve dhe ekspoziturave (për momentin, hyrja nga 2 deri në 5 klientë në të njejtën kohë) si dhe për regjimin për punë për pagesë të pensioneve dhe të ndihmës sociale.(koha.mk)