Erik Abidal ka treguar në një reportazh për “Canal+” në Francë se si ka vuajtur ai sëmundjen e tij të tmerrshme, duke bërë operacion për tumor e duke u kthyer më pas përsëri si një futbollist në fushën e lojës.
“Ishte një dhimbje që nuk do ta harroj gjithë jetën, ishte e padurueshme, sikur të kisha një thikë të ngulur në trup. Kur doktori më tha se duhej të operohesha përsëri, u gëzova. Ishte një vuajtje që nuk ia uroj askujt”, tha ish-mbrojtësi francez.
Ai tregoi edhe reagimin e shokëve të tij të skuadrës asokohe te Barcelona, mes të cilëve Lionel Mesi. “Disa prej tyre më qëndruan larg. Bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve para një ndeshje, për t’u dhënë zemër. A e dini çfarë më tha Mesi? ‘Mos na dërgo më gjëra të tilla se na dëmton’. Unë nuk e kuptoja, e shihja veten mirë, dhe thosha ‘forca djem’, por ata më thanë se më shihnin si një kufomë dhe kjo i dërrmonte shpirtërisht”, tha Abidal i cili tregoi momentin me emocionues të asaj periudhe,.
“Ishte kur erdhi Henri të më takonte në spital në SHBA. Ai ishte lojtar i Nju Jork Red Buils dhe kur e pashë, qava si fëmijë. Nuk dëshiroja të më shihte ashtu, por më pëlqeu që erdhi të më shihte”.