Te Barcelona ditëve të fundit nuk ka pasur qetësi, me një luftë fjalësh të nisur nga drejtori sportiv i Barcelonës Eric Abidal, që bëri të reagojë edhe Lionel Messin. Abidal ka pranuar se ka gabuar kur problemet e brendshme të klubit ka transmetuar në publik.
Gjatë një interviste për mediet në Spanjë pati thënë se disa lojtarë nuk treguan më të mirën nën drejtimin e Ernesto Valverde, gjë që çoi deri në shkarkimin e këtij të fundit. “Nëse unë di diçka dhe nëse kam mësuar diçka është se çështjet e brendshme duhet rregulluar brenda shtëpisë dhe jo
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Messit, që reagoi Abidalit duke i thënë se ky nuk është profesionalizëm, duke i kërkuar emrat e lojtarëve për akuzat e bëra.