Një tjetër rikthim i Erick Abidal te Barcelona. Mirëpo, këtë herë jo më si futbollist, por si Ambasador i klubit blaugran. Mbrojtësi që dikur ishte kryesori te Barcelona e më pas edhe mposhti një sëmundje të rëndë krejt fal vullnetit të madh për jetë, këtë herë do të jetë një personalitet i lartë i Barcelonës, e këtë e kishte kërkuar prej kohësh presidenti Josep Maria Bartomeu.