Eric Abidal është duke u hetuar nga Prokuroria dhe Gjykata Spanjolle. Francezi i cili tashmë është në bordin drejtues të skuadrës së Barcelonës, po akuzohet se ka siguruar ilegalisht mëlçinë që tani e mban në jetë pas sëmundjes me kancerin.
Institucionet e drejtësisë atje kanë hapur rastin për t’i zbuluar të gjitha të vertetat e kësaj çështje. Bazat pse janë nisur këto hetime qëndron tek fakti se dyshohet që rruga se si është gjetur mëlçia e tij është ilegale, përcjell Gazeta Blic, përcjellë gazeta Koha.
Abidal, 40 vjeç, dhe ish presidenti i Barcës, Sandro Rosell, kanë dëshmuar dje para gjykatës ku kanë ofruar deklaratat e tyre. Kjo polemikë ishte pjesë e diskutimeve edhe vitin e kaluar ku Barcelona doli me një deklaratë publike për t’i mohuar zërat. Por, asokohe, thuhej se mëlçinë për Abidal e ka siguruar kushëriri i tij, Gerard Armand, i cili më 8 nëntor dëshmonte se mëlçia ishte e tija, dhe nuk kishte asgjë ilegale.
“Isha i shokuar. Unë jam njeriu që i dha atij mëlçinë. Nuk kuptoj asgjë. Njerëzit nga familja ime erdhën dhe më vizituan. Isha një muaj e gjysmë në spital. Dhe, kur lexova se mëlçia e Eric mund të mos jetë e imja, isha i shokuar” ka thënë Armand, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
“Kjo është arsyeja pse u paraqita në gjykatë, sepse dua të di nëse dikush përfitoi nga donacioni im” shtoi tutje ai.
Kurse, disa fjalë ka thënë edhe Abidal i cili ka insistuar se mëlçinë e mori nga kushëriri i tij.
“Kushëriri im Gerard dha mëlçinë e tij si donacion për të shpëtuar jetën time, dhe për këtë i jam gjithmonë mirënjohës” ka thënë francezi.