Vjenë, 30 gusht – Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) publikoi se Irani vazhdon ta shkelë përkufizimet e përcaktuara me marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare midis Teheranit dhe forcave të mëdha.
Në raportin e besueshëm tremujor të shpërndarë në vendet anëtare, ANEB-i theksoi se rezervat e Iranit me uranium të pasuruar dobët vazhdojnë t’i tejkalojnë nivelet e lejuara me atë marrëveshje të vitit 2015, lajmëron Beta.
Në raport thuhet se Irani vazhdon të pasurojë uranium deri në nivel prej 4,5 për qind, derisa niveli i lejuar është 3,67 për qind.
Muajin e kaluar, ANEB-i konfirmoi se se Irani e shkel marrëveshjen, siç paraprakisht publikoi edhe Teherani, duke thënë se kjo është formë e presionit mbi vendet nënshkruese të forcave bërthamore të ofrojnë stimulime ekonomike për zbutjen e efekteve të sanksioneve të SHBA-së. Uashingtoni e ka braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin para më shumë se një viti dhe sërish ka vendosur sanksione të ashpra për Teheranin.