Tokio, 7 prill – Kryeministri japonez, Shinxo Abe, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe gjashtë rajone tjera në vend në periudhë prej një muaji, për shkak të rritjes së të sëmurëve nga koronavirusi.
“Atë që e vendosa, pasi kemi situatë prej së cilës druajmë, do të ketë ndikim serioz ndaj jetës së njerëzve dhe ekonomisë… Shpall gjendje të jashtëzakonshme”, tha Abe.
Masa nuk parashikon bllokadë të tërësishme, si në pjesët tjera të botës, por u mundëson autoriteteve lokale t’u bëjnë thirrje njerëzve që të mbeten në shtëpi dhe të mbyllen firmat.