Abdulrazak Gurnah nga Zanzibar, fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi

45

Abdulrazak Gurnah nga Zanzibar është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2021 për “depërtim të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit”, njoftoi Komiteti i Çmimit Nobel.

Gurnah lindi në 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar në Oqeanin Indian, por mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai ka botuar dhjetë romane dhe një seri tregimesh.

Çmimi Nobel në këtë fushë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze, dhe përbëhet nga një medalje ari dhe një shpërblim në para prej 10 milion korona suedeze ose 1.1 milion dollarë.

Çmimi i vitit të kaluar shkoi për poeten amerikane Louise Glick për, siç u tha në atë kohë, “zërin e saj të pagabueshëm poetik që e bën përvojën e një individi universal me bukurinë e tij të thjeshtë”.

Ende ka çmime për t’u dhënë për punën e jashtëzakonshme në fushën e paqes dhe ekonomisë.