Ai ka gati një milionë ndjekës në “Instagram, është në kopertinën e një lojë kompjuteri bashkë me Nejmar dhe është provuar te Mançester Siti. E quajnë “Messi arab” dhe flokët karakteristike janë kopjuar nga shumë tifozë në Lindjen e Mesme. Omar Abdulrahman është futbollisti më i mirë për të cilin nuk keni dëgjuar. Mesfushori ofensivë 26-vjeçar luan në Emiratet Arabe të Bashkuara me Al Ain dhe me përfaqësuesen emirate. Këtë vit, “FourFourTwo Asia” e renditi përpara Son Heung-min të Totenhem dhe Shinji Okazaki në listën e lojtarëve më të mirë aziatikë. Mund ta keni parë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012 ku Daniel Starrixh i tha se kishte mjaftueshëm talent për të luajtur në Evropë, Luis Suarez i kërkoi të shkëmbenin fanellat dhe Rajan Giggs kërkoi ta takonte pas ndeshjes Britaninë e Madhe për t’i dhënë bluzën e tij.
Dhe kombinimi i aftësive të tij të shfaqura në “Youtube” dhe stili i flokëve ‘alla’ David Luiz e ka kthyer në një yll në Azi, brenda dhe jashtë fushe. Në Emirate ai zë faqet e mëdha të reklamave të rrugës ku reklamon marka të famshme dhe ka një marrëveshje sponsorshipi me “Nike”. Abdulrahman ka qenë në kopertinën e versionit aziatik të “Pro Evolution Soccer 2016”, bashkë me Nejmarin. Si pjesë e promovimit të lojës ai bën një shfaqe në “Youtube” duke treguar aftësitë e tij, ajo video është parë gati 5 milionë herë. Ai gjithashtu u bë viral dhjetorin e kaluar kur, teksa luante si një i ftuar i Al Ahlit ndaj Barcelonës në një miqësore, në Katar, ai bëri një gol me stil Panenka.
“Vdisja të shihja Zidanin, ai bënte futbollin të dukej aq i thjeshtë”, shprehet ai për “FourFourTwo”. “Kam dashur të kopjoj atë shija në fushën e lojës”. Lindur më 1991 në Riyadit me prindër nga Jemeni, Abdulrahman u rritu duke luajtur futboll në rrugë bashkë me vëllezërit e tij Ahmed, Mohamed dhe Khalid. Ai u zbulua për të parën herë nga Al Hilal, gjigantët e Arabisë Saudite, por Al Ain ofroi një paketë më superiore. Ai shpërtheu në vitin 2009 dhe ka fituar tre tituj, si dhe udhëhoqi klubin e tij në Ligën e kampioneve aziatike në 2016.
Cekim, ai ka qenë shumë pranë Mançester Sitit, por leja e punës e ka ndaluar të transferohet në Angli. Gjithashtu në 2012, ai ka refuzuar një huazim te Benfika dhe këtë verë Nica tentoi ta transferonte në formë huazimi, duke i premtuar lojtarit shansin për të luajtur në UEFA “Champions League”. Por marrëveshja nuk u arrit. Situata e Abdulrahman është komplekse. Al Ain, si të gjitha skuadrat emirate, janë nën patronazhin e një sheiku dhe ai ka refuzuar ta lejojë të largohet lojtarin.