Shkup, 17 qershor – Xhelil Abdullai edhe zyrtarisht më nuk do të jetë pjesë e KF Renova. Ai këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, përcjellë gazeta KOHA.
“Tashmë është zyrtare se unë në të ardhmen nuk do të jem pjesë e KF Renova. Tani kur është sjellë vendimi për të ndarë rrugët, dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për gjithë ata me të cilët bashkëpunuam tre vitet e kaluara. Ishte periudhë e bukur që do të mbetet përgjithmonë në zemrën time dhe unë jam falënderues për secilin person me të cilin kemi punuar bashkë. Nga ana ime jam munduar gjithmonë të jap maksimumin në terren, ndërsa jashtë fushës të ndërtoj marrëdhënie sa më korrekte me secilin, pa marrë parasysh nëse flitet për pronarët, kryesinë, stafin teknik, bashkëlojtarët, të punësuarit në klub dhe tifozët. Renovës dhe të gjithëve në klub ju dëshiroj shumë suksese dhe gjithë të mirat në ardhmen. Me respekt, Xhelil Abdulla”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, Abdullai.