Shefi i ministrisë kosovare përgjegjëse për komunikacionin, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot një vendpunishte rrugore.
I shoqëruar nga kolegu qeveritar e partiak, Agim Veliu, në rrugën e Podujevës ai u zotua se nuk do të ketë fillim të projekteve të reja infrastrukturore, pa u përfunduar këto që janë në gjysmë.