Shkup, 11 gusht – Skuadra Sumqayit nga Azerbejxhani është kundërshtari i ekipit të Shkëndijës nga Tetova, ndërsa trajneri azer, Aykhan Abbasov ka folur pas shortit, duke thënë se për ta Shkëndija do të jetë një kundërshtarë i forte. “Ajo që dimë për kundërshtari tonë, kemi mësuar se ka përfunduar sezonin në pozitën e tretë. Ata kanë një ekip shumë të fortë, ndërsa nëse analizojmë ata, mundë të shohim se edhe më tutje e kanë në radhët e tyre golashënuesin e dytë më të mirë të kampionatit të kaluar. Sigurisht se epërsia e tyre është që ata para ndeshjes me ne do të kenë të luajtura tri ndeshje kampionale. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme për ta prezantuar Azerbajxhanin sa më mirë në Europa League, ka thënë Abbasov.
Kujtojmë se për skuadrën azere, Sumqayit është hera e parë që arrijnë të kualifikohen në garat evropiane në historikun e klubit.