Abazoviq, Rama dhe Kovaçevski do të shkojnë bashkë në Kiev të Ukrainës?

Shkup, 13 qershor – Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar ftesën e presidentit të Ukrainës, Vlodimir Zelensky për të vizituar Kievin. Nga kabineti qeveritar në Podgoricë bëjnë të ditur se Abazoviq ka inicuar idenë që bashkë me të të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. “Ashtu siç ka paralajmëruar, Abazoviq do të inicojë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgohet mesazh i fuqishëm dhe unik në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thonë nga Kabineti i kryeministrit malazez, Dritan Abazoviq.