Abazoviq: Lufta kundër korrupsionit mund të zvogëlojë nacionalizmin në rajon

30

Zvogëlimi i nacionalizmit në gjithë rajonin mund të ndodhë vetëm kur do të fillojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, thotë Dritan Abazoviq, kryetar i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma (URA), një nga partitë kryesore të koalicionit opozitarë në Mal të Zi , sonte në emisionin 200 në Alsat.

“Kur njerëzit të shohin se janë manipuluar dhe se po luajnë me emocionet e tyre, vetëm për të larguar vëmendjen nga vjedhjet që po ndodhin në çdo qeveri…edhe në rajon, dhe të kuptojnë se po jetojnë me standard të ulët, dhe kjo pasi dikush ka pasuri të jashtëzakonshme dhe dikush nuk ka bukë, kjo do të çon në zvogëlimin e nacionalizmit,” tha Abazoviq.

Comments are closed.