Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq pohon se presidenti Millo Gjukanoviq shtetit i ka borxh prej 12,4 milionë euro në emër të tatimit.
“Derisa flet për gjoja respekt të Kushtetutës dhe ligjeve, Millo Gjukanoviq i ka borxh 12,4 milionë euro tatim shtetit”, ka shkruar Abazoviq n[ Tuiter.
Ai shtoi se “tani është e qartë se çka fshihet pas ngritjes së tensioneve, tregimeve për identitetin, rrezikimin. Tani nuk ka më të paprekshëm”.
Abazoviqi i publikoi edhe të dhënat për bllokimin e llogarive të persona juridikë nga Banka Qendrore e Malit të Zi.