Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Albin Kurti nuk kishte zgjidhje tjetër pos të takohej me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kurti është takuar me institucionin e presidentit, e jo individin”, ka thënë Abazi.
“Çfarë zgjidhje tjetër ka pasur. Atë bllokoheshin krejt institucionet. Unë për vete nuk kisha dashur të jem në atë pozitë. Nuk ja kam zgjatur dorën asnjëherë atij njeriu që 20 vite që e njoh”
Tutje Abazi ka folur për emërimet e Kurtit nëpër pozita dhe specifikisht postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, që do i takoj Blerim Rekës.
“Kurti kërkon persona që janë të përgatitur dhe jo militantë. Diplomacia e Kosovës është e degraduar. Ne rreshtohemi pa nevojë në procese që nuk na takojnë fare. Për shembull rasti i impeachmeant në SHBA. Njohjet janë degradim total. Këtij vendi i duhet një alternativë”.