Shkup, 20 qershor – Në mbledhjen e sotme të mbajtur nga kryetari i klubit KM “Liria”, Imer Kadriu dhe nënkryetari Ahmed Ademi, me stafin e trajnerëve dhe kryesinë, u vendos që klubi më i suksesshëm shqiptar në vendin tonë të ketë shef të ri të stafit teknik, përcjellë gazeta KOHA.
Me vendim unanim nga gjithë të pranishmit, Abaz Emini e morri për sipër postin e shefit të stafit teknik, me të vetmin qëllim, ngritjen edhe më të madhe të nivelit të profesionalizmit të KM “Liria”.
“Duhet cekur që atmosfera gjatë dhe pas mbledhjes, në të cilën Emini u emërua në këtë post, ishte mjaft pozitive dhe shpresojmë që me temp të këtillë, të vazhdojmë të ju gëzojmë me rezultate dhe arritje të mëdha nga arena ndërkombëtare, duke nisur që prej nesër, kur Besir Alili do të paraqitet në Kampionatin Evropian për kadetë”, thonë nga KM “Liria”, transmeton gazeta KOHA.