Nju Jork, 11 shkurt – Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas sot deklaroi se bota duhet ta hedh poshtë planin paqësor të presidentit amerikan, Donald Tramp për Lindjen e Mesme duke e cilësuar atë si “djathë zviceran”.
“Ne e hedhim poshtë planin izraelit-amerikan i cili vë në pikëpyetje të drejtat legjitime të palestinezëve,” theksoi Abasi para Këshillit të Sigurimit të KB-së, duke shtuar se plani nuk ofron sovranitet për popullin palestinez.
“Çdo herë që e shoh këtë hartë, humbas shpresën, a është kjo ajo që meritojmë”? pyeti Abasi. – A është kjo ajo që e meriton populli palestinez? Ne ishim këtu dhe si arritëm deri në këtë moment, në këto ishuj të vegjël, transmeton gazeta KOHA.
“Ne e kemi refuzuar planin sepse Jerusalemi Lindor nuk është pjesë e Palestinës dhe kjo është e mjaftueshme për të mos e pranuar atë,” tha Abas, duke shpjeguar se nën atë plan Palestina do të ishte një “shtet i copëtuar” pa kontroll ajror dhe detar.
“Cilit prej jush do të dëshironte një shtet të tillë,” pyeti presidenti palestinez, duke shikuar në përfaqësuesit e 15 vendeve në Këshillin e Sigurimit.
Plani e shpërblen okupimin në vend se të mbahet përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera kundër popullit tonë dhe vendit tonë, shton Abas. “Ky plan nuk do të sjellë paqe ose stabilitet në rajon dhe prandaj ne nuk do ta pranojmë këtë plan dhe do ta kundërshtojmë zbatimin e tij në terren,” potencoi presidenti palestinez.
Abas, siç pretendojnë mediat palestineze, duhej të hiqte dorë nga kërkesa e tij për votimin e një rezolutë me të cilën kritikohej plani i SHBA-së, sepse i mungonte mbështetja ndërkombëtare, por edhe për shkak të presionit që SHBA-ja e bënë ndaj anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të KB-së.
Presidenti Donald Tramp e prezantoi iniciativën e SHBA-së për t’i dhënë fund konfliktit izraelit-palestinez më 28 janar.
Plani i SHBA-së parashikon një shtet të ndarë të Palestinës në të cilin pjesët kryesore të Bregut perëndimor i përkasin Izraelit. Palestinezët po e kërkojnë të gjithë Bregun perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, gjegjësisht zonat e okupuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967 dhe largimin më shumë se 700,000 të zhvendosurve izraelitë nga këto zona.(koha.mk)