Në vitet e 80’ta Audi Quattro bëri një revolucion në gara, në vitet e 90’ta, e ashtuquajtura TT u bë një ikonë e stilit, ndërsa në vitin 2000, makina R8 u bë zgjedhja e preferuar për njeriun e fortë e të guximshëm. Këtë vjeshtë, kompania e Audisë ka bërë gati automjetin e ri për vitin 2017, A4 2.0T Quattro. Pamje të kësaj veture u siguruan nga Busines Insider. Nga ta kjo u cilësua si vetura më e mirë që ndonjëherë është bërë nga Audi. Vetura e re do të hyjë në treg me një çmim prej 54.275 dollarësh. Në vijim disa foto të këtij modeli të ri të Audisë.