Muajin e kaluar, A1 Maqedoni befasoi klientët e saj me një ofertë të re, tërheqëse me të cilën pripejd shfrytëzuesit e rinj të telefonisë celulare kanë mundësi të fitojnë 10 GB internet dhe biseda dhe SMS të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare. Për idenë e krijimit të kësaj oferte dhe përfitimet e saj, biseduam me Emilija Mickoski, marketing eksperte në A1 Maqedoni
KOHA: A nënkupton oferta e re se pripejd segmenti është akoma tërheqës për klientët në krahasim me postpejd ofertat?
Pripejd ose postpejd është një pyetje që secili prej nesh e ka parashtruar të paktën një herë para se të marrë vendimin përfundimtar se për cilin segment do të përcaktohet. Kjo pyetje është gjithashtu një dilemë për ata postpejd klientë “të rëndë” për shembull kur ata duhet të aktivizojnë një linjë për njerëzit e tyre të dashur, fëmijët ose prindërit e moshuar. Përgjigja është gjithmonë e thjeshtë dhe lind nga pyetja, çfarë kërkoj në të vërtetë nga ky shërbim? Pripejd segmenti i telefonisë celulare është gjithmonë tërheqës për klientët që nuk duan detyrime kontraktuese me një operator, klientët që duan kontroll të plotë mbi shpenzimet e komunikimit. Këta janë klientë që ndjehen të sigurt dhe të pavarur me pripejd sistemin e pagesës, vet vendosin se kur do të rimbushin kredi dhe kur do të aktivizojnë pakon e duhur që ju nevojiten për momentin.
KOHA: A është oferta e re rezultat i markës së re A1?
Siç kemi njoftuar disa muaj më parë, në procesin e prezantimit të markës së re, A1 Maqedoni si pjesë e grupacionit të fuqishëm A1 Telekom Austri, e pranishme në disa tregje evropiane, do të punojë me përkushtim për të përmbushur nevojat e komunikimit të klientëve të saj dhe do të përpiqet të prezantojë oferta dhe shërbime konkurruese që do të justifikojnë besimin tashmë të fituar, dhe këtë e dëshmojmë edhe përmes kësaj oferte.
KOHA: Çfarë konkretisht nënkupton oferta e re?
Bëhet fjalë përA1 SIM kartelë speciale me të cilën klienti i ri automatikisht fiton 10 GB internet dhe biseda dhe SMS të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare. Trafiku falas mund të përdoret për 30 ditët e ardhshme nga aktivizimi i kartelës. Plus, SIM kartela përfshin kredi falas. Çmimi i SIM kartelës është 799 denarë. Pas skadimit të 30 ditëve nga aktivizimi i A1 pripejd SIM kartelës ose nëse përdoruesi ka nevojë për më parë, pakot për internet dhe biseda dhe SMS të pakufizuara mund të aktivizohen përsëri me një tarifë shtesë mujore.
KOHA: Çfarë ndodh pasi klienti të shpenzojë kredinë?
Klienti mund të rimbush llogarinë e tij gjithmonë ku ka nevojë përmes kanaleve të ndryshme të rimbushjes – përmes aplikacionit A1 Im, përmes faqes sonë të internetit ose në vendet shitëse të markës A1 në të gjithë vendin.
KOHA: Për kë është destinuar?
Me këtë ofertë, A1 plotëson nevojat e të gjithë atyre klientëve që nuk kanë nevojë dhe mundësi për një detyrim kontraktues por kanë nevojë për shërbime telekomunikuese të pakufizuara. Kjo është një ofertë e shkëlqyeshme si për turistët ashtu edhe për shfrytëzuesit me qëndrim relativisht të shkurt në vend.
KOHA: Cilat janë kushtet që duhet të plotësohen që të bëheni shfrytëzues i kësaj oferte?
Nuk ka kushte të veçanta për t’u bërë shfrytëzues i SIM kartelës së re me 10 GB. Duhet vetëm të vizitoni vendin shitës të A1 dhe atje agjentët tonë do ta kryejnë punën.
KOHA: A do të vazhdojë A1 Maqedoni të pasurojë pripejd portofolin e saj?
Natyrisht! Ekipi ynë vazhdimisht krijon oferta që janë përshtatur për të përmbushur nevojat telekomunikuese në rritje të klientëve. A1 e ndërtojmë si një markë të fortë, moderne, të njohur, rinore dhe kreative dhe zgjedhja e parë për zgjidhjet digjitale. Nën sloganin “Çdo botë e jotja” vizioni ynë është të nxisim mënyrën digjitale të jetës në vend, të ofrojmë një përvojë të shkëlqyeshme të klientit, zgjidhje më bashkëkohore digjitale, cilësi të qëndrueshme dhe vlerë më të madhe për klientët tanë që do të kontribuojë në një mënyrë më cilësore të jetës në kohën digjitale.