Shkup, 11 janar – Hapja e dilemave rreth pjesëmarrjes masive të nxënësve në manifestime me karakter fetar, ka marrë së fundmi edhe përgjigjen e inspektorëve të arsimit , sipas të cilëve nxënësit dhe mësimdhënësit janë qytetarë të lirë dhe mund të zgjedhin të manifestojnë përkatësinë e tyre fetare, mjafton që kjo të ndodhë jashtë institucioneve shkollore. Më 6 janar kur bota ortodokse festonte Buzmin, rreth 7 mijë nxënës kryesisht të moshës shkollore të mesme u bënë pjesë e një aktivitetet që kishte për qëllim festimin e kësaj feste. Ata u bënë pjesë e Karvanit të Buzmit, i cili u shtri në disa komuna. Karvani, pjesë e të cilës u bënë edhe nxënësit, ndau opinionin në ata që e konsideruan manifestimin si cenim të sekularizmit të shtetit dhe si rrezik… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)