Komisioni i Parlamentit Evropian dhe Këshillit ka publikuar sot raportin për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonën Shengen, duke lëshuar kritika të shumta në drejtim të sigurisë së kufijve.
Edhe pse cilëson si të sigurt pikën e kalimit kufitar të Rinasit, BE thotë se kontrolli në pikat e tjera kufitare të vendit është i dobët.
Në raport këshillohet rikthimi i intervistave në kufi, me qëllim që qytetarët të cilët nuk kanë një qëllim të caktuar për udhëtimin e tyre drejt BE-së të mos lejohen të kalojnë.
BE dhe KE japin 8 këshilla-kushtet që Shqipëria duhet t’i plotësojë:
-Përmirësimi i kontrolleve kufitare, duke përfshirë “intervistat dalëse” në PKK, të kryera në një mënyrë që respekton plotësisht të drejtat themelore të udhëtarëve.
-Vazhdimi i zbatimit efektiv të marrëveshjes së ripranimit, nëse është e nevojshme sipas protokolleve të zbatimit me Shtetet anëtare.
-Vazhdimi i zbatimit të veprimeve të dakorduara në mënyrë bilaterale me shtetet anëtare të BE-së për të reduktuar flukset e emigracionit të parregullt.
-Organizimi i një fushate të informimit të profilit të lartë mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza dhe zonat e destinacionit të udhëtimit.
-Ngritja e asistencës ndaj popullit në nevojë dhe të atyre që janë më të prirur për t’u larguar nga vendi në mënyrë të parregullt dhe duke ofruar mbështetje për riintegrimin e shqiptarë të kthyer.
Të përmirësojë më tej efektivitetin e përpjekjeve të zbatimit të ligjit për të luftuar trafikimin drejt Kosovës të qenieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve, trafikimit të drogës dhe krimit të organizuar ndaj pronës.
-Të rriten hetimet dhe ndjekja penale e grupeve kriminale, veçanërisht atyre që merren me drogë trafikimit dhe kontrabandimit të emigrantëve.
-Vendosja e një zyrtari ndërlidhës të Evropolit që do të kontribuojë më tej në një përmirësim bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.