A rrezikohemi të vdesim nga një mbidozë uji?

Overdoza nga uji është një situatë ku kemi pirë aq shumë, sa që uji fillon të fryjë qelizat tona, duke na shkaktuar lëndime të rënda. Kohët e fundit, në një spital amerikan, bëri bujë lajmi i një gruaje të shtruar nga një sëmundje që mund të duket absurde, por ekziston:bëhet fjalë për mbidozën nga uji, e cila mund të çojë, nëse nuk trajtohet në spital, deri në vdekjen e pacientit. Kjo mund të tingëllojë e pamundur, pasi siç e dimë, uji na bën mirë, por si çdo gjë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë:dhe ja pse. Në rastin konkret, zonja kishte shkuar tek mjeku për cistit, dhe ai përveç antibiotikëve të nevojshëm, e këshilloi të pijë sa më shumë ujë, sikurse rekomandohet gjithmonë në këto raste. Gruaja megjithatë e mori aq seriozisht këtë këshillë, sa që filloi të pijë sa më shumë ujë që të ishte e mundur. Me kalimin e kohës filloi të ndjehet gjithnjë e më keq, duke patur dhimbje koke, për të vazhduar me me mungesën e urinimit, diçka anormale në kushtet e konsumit të madh të ujit. Kështu u rikthye tek mjeku, i cili përcaktoi diagnozën befasuese. Zakonisht është e vështirë të prekemi nga overdoza e ujit, por nëse pimë aq shumë dhe mbi të gjitha, kur nuk kemi etje, kjo mund të ndodhë. Në praktikë, kripërat minerale që gjenden në gjak, duhet të qëndrojnë gjithmonë në një sasi të caktuar. Nëse janë shumë e rrisin presionin, dhe kjo dihet (prandaj nuk duhet të hamë shumë gjëra të kripura); kjo për shkak se ato e tërheqin ujin, që nga qelizat shkon në enët e gjakut. Më shumë ujë, presion më i madh dhe problemet pasuese.

Por kur pini shumë dhe kripa në gjak reduktohet, atëherë çfarë ndodh? Saktësisht efekti i kundërt. Kripa në vend se të lëvizë nga brenda jashtë qelizave, bën të kundërtën. Kësisoj ato fillojnë të bymehen:në rast se fryhen qelizat e trurit kemi në fillim dhimbje koke, pastaj gjendje të fikti, dhe në raste të rënda edhe vdekje. Dhe gjërat përkeqësohen kur nuk arrihet të urinohet: në fakt veshkat nxjerrin jashtë kripërat dhe uji ndjek kripën, ndaj ne urinojmë. Në rast se kripa nuk është atje, veshka s’do të jetë në gjendje ta largojë dhe rrjedhimisht s’do të mund të nxjerrë jashtë as ujin, që do të mbetet brenda trupit. Ndonëse në pamje të parë e pamundur, zgjidhja “spartane” është një lugë gjelle kripë, e cila ribalancon situatën dhe ju bën të urinoni shumë në një kohë të shkurtër. Kujdesi me konsumin e ujit vlen për të gjithë, por sidomos për gratë që përdorin shpesh dieta ekstreme për rënien në peshë, ku përfshihet një konsum i madh i ujit për të frenuar urinë.