Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijohej qeveria sepse nuk respektohet vota e qytetarit.
Albin Kurti ka edhe 8-9 ditë për të bërë qeverinë, dhe në qoftë se nuk formon qeverinë mandatari i kalon LDK-së.
Haradinaj u pyet se a do bëheshit pjesë e një koalicioni me LDK-në?
“Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës për të biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë”, tha Haradinaj.
Kryeministri në detyrë u pyeet edhe për mundësinë e një PAN-i të dytë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë më.
“Në qoftë se PAN-i do kishte hy në zgjedhje do kishte fituar. Nuk ka mundësi për një PAN të dytë”, tha Haradinaj.