Damask, 9 tetor – Banorë të qytetit ndërkufitar Ras el Ajn janë lënduar gjatë sulmeve të forcave ajrore turke dhe artilerisë ndaj qytetit dhe rrethinës së saj, publikoi televizioni “Al Hadas”.
Sipas burimeve kurde, janë vrarë dy civilë, ndërsa rreth 20 janë lënduar. Gjithashtu, jetën e kanë humbur shtatë luftëtarë kurd të koalicionit Forcat demokratike siriane, ndërsa 16 janë lënduar… trupat u janë transferuar në spitalin në qytetin Ajn Isa, i cili gjendet në veri të provincës Raka.
Televizioni “Al Hadas” publikoi se FAU turke kanë kryer gjithsej 16 sulme ndaj pozicioneve të kryengritësve kurd, ndaj pikave të tyre të kontrollit dhe bazave në vendbanimet Meshrafia, Hirbet-Banat, Al Asadia dhe Bir Nuh. Re të dendura prej tymi janë ngritur mbi këta rajone.
Turqia i ka sulmuar edhe qytetet Darbasia, Malikia, Kamishli në provincën Hasaka, si dhe qytetet Tel Avib dhe Ajn Isa në Raka.
Po rritet edhe fluksi i refugjatëve nga vendbanimet kufitare.
Përfaqësuesit kurd pohojnë se sulm është kryer edhe ndaj largpërçuesve dhe stacioneve të ujit të cilat e furnizojnë me ujë për pije qytetin Hasaku.