Këngëtari Gold AG, këto ditë pritet ta lansoj projetik e tij më të ri. Kënga e re e reperit është me motive patriotike dhe mban titullin “Në Dukagjin”, ndërsa Gold AG do ta shohim në videoklip me veshje kombëtare, por edhe me uniform të UÇK-së. Falë kësaj kënge duket se ai ka gjetur përkrahje të madhe nga politikanët e partisë së AAK-së që disa prej tyre vijnë nga kjo anë e Kosovës, transmeton “Magazina.al”. Reperi njihet për afërsinë e madhe që e ka me deputetin Daut Haradinaj, ndërsa dje është parë në shoqërinë e deputetëve të tjerë të AAK-së. A mos po shikon mundësinë që Arian Agushi, të hy në politikë siç bëri kolegu i tij Labinot Tahiri?!