A po e rimerr Egjipti nën kontroll Rripin e Gazës?

98

Prezenca e ekipeve ndërtuese egjiptiane në Rripin e Gazës nënkupton se Hamasi, por edhe fraksionet e tjera palestineze nuk do të mund të vazhdojnë sulmet me raketa ndaj Izraelit, raporton Jerusalem Post nga disa burime të tyre palestineze. Një prej burimeve ka thënë se “do të jetë e vështirë të niset një tjetër raund i luftimeve me Izraelin kur ka kaq shumë prezencë egjiptiane brenda Rripit të Gazës”

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah Sisi ka premtuar 500 milionë dollarë për rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave në Rripin e Gazës, që janë shkatërruar gjatë luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra buldozerë, vinçë dhe kamionë egjiptianë kanë hyrë në Rripin e Gazës të premten e kaluar dhe kanë lënë bërë palestinezët të pyesin nëse Egjipti po planifikon të kthehet në enklavën bregdetare që e drejtoi midis viteve 1948 dhe 1967. Vendimi i autoriteteve egjiptiane për të dërguar pajisje ndërtimi dhe inxhinierë në Rripin e Gazës hyri në kontekstin e zotimit të qeverisë së Kajros për të kontribuar në përpjekjet e rindërtimit pas luftimeve të fundit midis Izraelit dhe Hamasit. Prezenca e ekipeve ndërtuese egjiptiane në Rripin e Gazës nënkupton se Hamasi, por edhe fraksionet e tjera palestineze nuk do të mund të vazhdojnë sulmet me raketa ndaj Izraelit, raporton Jerusalem Post nga disa burime të tyre palestineze. Një prej burimeve të Jerusalem Post ka thënë se “do të jetë e vështirë të niset një tjetër raund i luftimeve me Izraelin kur ka kaq shumë prezencë egjiptiane brenda Rripit të Gazës”.

“Nëse Hamasi ose Xhihadistët Islamik palestinezë lëshojnë raketa drejt Izraelit gjatë prezencës egjiptiane brenda Rripit të Gazës, këta dy grupe do të kenë telashe me Egjiptin”. Sipas burimeve të JP-së, Egjipti ka paralajmëruar liderin e Hamasit, Yaha Sinwar, kundër një nisjeje të re të luftimeve. Gjatë Luftës për Pavarësi të vitit 1948, Lidhja Arabe themeloi “Qeverinë Gjthë-Palestineze”, për të qeverisur Rripin e Gazës të kontrolluar nga Egjipti. Palestinezëve që jetojnë në enklavë iu lëshuan pasaporta “Gjithë-Palestineze”. Egjipti nuk u ofroi atyre shtetësinë. Pas shpërbërjes së Qeverisë Gjithë-Palestine në 1959, Egjipti vazhdoi të kontrollonte Rripin e Gazës deri në 1967. Egjiptianët, megjithatë, kurrë nuk aneksuan Rripin e Gazës dhe zgjodhën ta administronin atë përmes një guvernatori ushtarak.

Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Hamasit njihen të jenë përmirësuar gjatë viteve të fundit. Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Hamasit ishin të tensionuara kur Abdel Fattah Sisi erdhi në pushtet në 2013 pas rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi dhe nxjerrjes jashtë ligjit të Vëllazërisë Myslimane. Në vitin 2015, një gjykatë egjiptiane renditi Hamasin, një degë e Vëllazërisë Myslimane, si një organizatë terroriste. Një zyrtar palestinez JP-së i është përgjigjur se “Egjiptianët po punojnë për të arritur pajtimin kombëtar Palestinez dhe ribashkimin e Bregut Perëndimor me Rripin e Gazës. Kjo është arsyeja pse ata kanë ftuar përfaqësues të disa fraksioneve palestineze në Kajro. Egjiptianët mbështesin krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin lindor”. Izraeli dhe grup islamist Hamas-i kanë rënë dakord për një armëpushim, duke ndalur kështu një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve.