A mundet puna të jetë ligjore pa ligj?….flasin ekspertët

Shkup, 11 shtator – Pas takimit të gjatë mes Zaevit dhe Mickoskit, avokati Toni Menkinovski thotë se në vend të zgjidhjes sistemore, LSDM mbrëmë ka propozuar zgjidhje personale.

Profesori Gordan Kallajxhiev thotë se nuk duhet zgjidhjet sistemore të sillen në bazë të interesave politike dhe pa praninë e profesionistëve të zgjidhen çështjet madhore.

Akademiku Kambovski, ka qëndrim të ndryshëm nga Kallajxhiev. Sistemi juridik nuk lejon vakum, ndërsa situata aktuale zgjidhet me zbatimin e Ligjit themelor për PP. Hapi i parë duhet të jetë zgjedhja e prokurorit të ri publik, thotë ai.

Interpretimet e ndryshme të Ligjit të ri për PP, Kambovski dhe Kallajxhiev patën mundësi t’ia përcjellin ministres Renata Deskoska, gjatë konsultimeve rreth përpilimit të këtij ligji.