Interesimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare nuk ka qenë i madh. Sidomos diaspora shqiptare ka qenë më pak e aktivizuar, përjashto zgjedhjet kur BDI një nga partitë shqiptare që ka qenë më aktive jashtë. Ministri pa resor që mbulon diasporën, Edmond Ademi, thotë se aktualisht po punohet me intensitet të madh për aktivizimin e diasporës
Fatos RUSHITI
Shkup, 10 gusht – Censusi prej afërsisht 940 zgjedhës që duhet të dalin për të votuar në referendum, më një bojkot eventual të opozitës len shumë për të dëshiruar se mund të arrihet. Në këtë drejtim aktivizimi i diasporës që është në numër të madh sidomos ajo shqiptare, do të jetë me interes për partitë që përkrahin referendumin që të dalin dhe të votojnë, shkruan gazeta KOHA. Vetëm vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare mbi 10 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin për të jetuar dhe punuar në vendet e BE-së, një indikacion ky se Maqedonia është një prej vendeve bashkë më Shqipërinë që ka popullatë të theksuar jorezidente jashtë që punon dhe jeton jashtë vendit.
Nga ana tjetër, interesimi i diasporës për të votuar më herët nuk ka qenë i madh, kur ka pasur zgjedhje parlamentare. Sidomos diaspora shqiptare ka qenë më pak e aktivizuar, përjashto zgjedhjet kur BDI një nga partitë shqiptare që ka qenë më aktivja jashtë. Tek pala maqedonase VMRO sa ishte në pushtet ka qenë shumë e organizuar në diasporë se sa LSDM. Fakti që votimi në diasporë nuk parashihet me ligjin për referendumin KSHZ ditë më parë ka marrë vendim që diaspora të mund të regjistrohet paraprakisht për të votuar dhe ata që janë regjistruar të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në vendet e tjera. Ndërkaq ata që nuk kanë mundur të regjistrohet kanë të drejtë që ditën që do të mbahet referendumi të vijnë të votojnë në Maqedoni.
ÇËSHTJE INTERESI SHTETËROR E JO PARTIAK
Sa i përket angazhimit të Qeverisë, ministri pa resor që mbulon diasporën Edmond Ademi, në një prononcim për gazetën KOHA thotë se aktualisht po punohet me intensitet të madh për aktivizimin e diasporës.
“Nisemi shumë shpejt me aktivitetet në diasporë. Ndërkaq nga sot KQZ ka publikuar thirrjen për regjistrim të diasporës për të votuar. Unë si ministër për diasporën me ekipin tim do të zhvillojmë takime me shoqata dhe individë të ndryshëm sa të mundemi në çdo shtet kua jetojnë qytetarët tanë për t’ua transmetuar tyre të mirat që sjell marrëveshja për emrin me Greqinë. Bashkë me mua do të ketë dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Agjencia për emigracion.”, thotë ministri pa resor Edmond Ademi.
Anëtarësimi në NATO dhe BE, thekson më tej Edmond Ademi, është interesi i të gjithëve, interes mbipartiak, dhe dalja e njerëzve në diasporë që të votojnë ka rëndësie të madhe për të ardhmen e Maqedoni. “Nuk jemi në zgjedhje parlamentare kur dihet se diaspora nuk ka qenë shumë e interesuar sepse bëhej fjalë për interesa politike dhe partiake gjë që është normale, tani bëhet fjalë për interesa shtetërore. Nuk ka rëndësi si do të votojnë meqë në do të respektojnë vullnetin e qytetarëve por e rëndësishme është që të dalin në votim për tu arritur cenzusi. Por thellësisht besojmë se qytetarët tanë në diasporë e dinë se çfarë shansi kemi në dorë dhe çfarë mund të humbim, andaj ata në masë të madhe besoj se do të aktivizohen për të votuar”, thotë Edmond Ademi. Gjatë takime me diasporën ai do të jepet porosia për të mirat që do të sjellë marrëveshja për emrin.
“Të gjitha pikat e marrëveshjes për emrin do t’i tregohen qytetarëve në diasporë nga afër, çka do të përfitojnë qytetarët që jetojnë në Maqedoni dhe çka ata që janë jashtë Maqedonisë. Do t’iu themi atyre se nuk kemi ardhur për interesa të ngushta partiake por për interes madhore te vendit”, thekson Edmond Ademi.
Që tani, thotë ai, iu bëjmë thirrje qytetarëve tanë që regjistrohen si votues kudo që gjinden që të munden më pas të votojnë më 30 shtator. Sipas tij kur bëhet fjalë për momentin më të madh politik të vendit që nga pavarësia e këndej, qytetarët janë të vetëdijshëm se duhet të regjistrohen dhe të dalin të votojnë.
“Po me dispozitat aktuale të ligjit zgjedhor në fuqi, votuesve u jepet mundësi të votojnë në përfaqësitë konsulare-diplomatike nëse paraqiten me plotësim të formularëve dhe të dërgojnë në KSHZ nëpërmjet postës elektronike, ose ngelet që ato të vijnë këtu në MKD ditën e votimit për të realizuar të drejtën e votës”, thotë ish anëtari shumë vjeçar në KSHZ, Subhi Jakupi, njëherit dhe i specializuar për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Sipas tij, meqë kjo qeveri ka edhe ministër për diaspore që është kompetent dhe Agjensioni për të zhvendosurit jashtë vendit, qeveria duhet të jetë aktive në diasporë. “Nëse edhe partitë shqiptare janë të interesuar të arrihet censusi ligjore për referendumin edhe ta duhet të enë veçmas të angazhuar në diasporë”, thekson Subhi Jakupi.
1.805.700 QYTETARË MË TË DREJTË VOTE
Ndryshe në Listën Zgjedhore që të enjten është vendosur për kontroll publik për referendumin gjithsej janë regjistruar 1 milion e 805.700 qytetar më të drejtë vote. Më së voni deri më 7 shtator KSHZ do ta mbyll Listën Zgjedhore në të cilin do të kryhen të gjitha ndryshimet që dalin nga kontrolli, kështu që pritet që numri i votuesve të pësojë ndryshime të vogla.
Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska të enjten në konferencë për shtyp përpara gazetarëve sqaroi se çdo qytetar, mund të bëjë ndryshime në Listën Zgjedhore me dokumente përkatëse. Në lidhje me vërejtjet se në Listën Zgjedhore ende gjenden emra të shumë personave në një adresë, ajo tha se KSHZ Listën Zgjedhore e ndërton me të dhëna nga MPB, Zyra e Punëve të Brendshme dhe gjykatave themelore të Maqedonisë. Kushtet për regjistrim në Listën Zgjedhore janë që personat të jenë shtetas të RM-së, dhe të jenë mbi 18-të vjeç. Ajo tha se vetëm me dorëzim të dokumenteve të caktuara KSHZ mund të bëjë ndryshim të Listës Zgjedhore dhe se qytetarët gjatë ndryshimet të vendbanimit duhet që të bëjnë ndryshim të adresave në letërnjoftime.
Kontrolli publik, që mbaron me 23 gusht në mesnatë, do të kryhet në zyrat rajonale të KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike në internet faqen e Komisionit. Qytetarët gjatë kontrollit duhet që të identifikohen me tregim të letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme, ndërkaq kontrolli në internet mund të bëhet nëpërmjet numrit amë, adresës ose emrit dhe mbiemrit.
“Çdo qytetar ka të drejtë që të dorëzojë kërkesë deri te KSHZ që të mos i publikohet adresa e tij në Listën Zgjedhore për arsye sigurie. Kërkesa e qytetarit mund të dorëzohet në departamentin rajonal ose zyrën e KSHZ-së, sipas vendit të tij të banimit”, tha Guguçevska. Njëkohësisht, me kontrollin publik, fillon edhe paraqitja për deklarimin e diasporës në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit që gjithashtu zgjatë deri më 23 gusht. Shtetasit e Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit për votim jashtë vendit mund të paraqiten drejtpërdrejt në përfaqësitë konsullore ose nëpërmjet ueb-aplikacionit https: // izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/ , e cila është e publikuar në ueb-faqen e KSHZ-së. KSHZ do të hapë vendvotime në të gjitha përfaqësitë konsullore ku për votim do të paraqiten mbi 10 votues, ndërkaq në përfaqësitë ku do të ketë më shumë se 1.000 të paraqitur do të hapen edhe vendvotime shtesë. Në ato ambasada të Maqedonisë dhe zyrat konsullore, ku nuk ka kuadër të mjaftueshëm do të organizohet sqarim për diasporën, por ashtu siç tha Guguçevska, do të dërgohen komisione zgjedhore nga Maqedonia.
Votimi i diasporës do të mbahet më 29 shtator, një ditë përpara ditës së referendumit, nga ora 07 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të përfaqësisë konsullore. Pjesëtarët e diasporës kërkesën për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore gjatë kohës së kontrollit publik mund ta dërgojnë në mënyrë elektronike deri te KSHZ më së voni deri më 23 gusht në mesnatë. (koha.mk)