Drita jeshile po testohet në SHBA, si një mënyrë e re për trajtimin e migrenës. Ndërsa dritat e tjera të forta zakonisht e përkeqësojnë dhimbjen e kokës për shkak të migrenës që prej deri në 25 % të grave britanike dhe 10 % të burrave, në fakt drita jeshile mund të japë efekt të kundërt. Migrena mund të zgjasë tre ditë dhe bën që 25 milionë ditë pune dhe shkolle të humbasin në Britani çdo vit. Simptoma më e zakonshme është një dhimbje pulsuese në njërën anë të kokës, e cila mund të shoqërohet me të përziera, ndjeshmëri të shtuar ndaj dritës ose zhurmës, djersitje, dhimbje stomaku dhe diarre.
Shkaku i saktë i migrenës nuk dihet, por mendohet se shkaktohet për shkak të ndryshimeve në kimikatet, nervat dhe enët e gjakut në tru. Gjenet mund të luajnë një rol, dhe tek disa mund të shkaktohet edhe nga stresi, ose ushqimet ose pijet, ndonëse për këtë të fundit rastet janë të rrallë. Ilaçet kundër dhimbjeve dhe ilaçet e quajtura triptan mund të ndihmojnë. Anti-emetikët përdoren gjithashtu për të lehtësuar të përzierat. Ndërsa tani studiuesit po studiojnë nëse drita jeshile mund të heqë dhimbjet pa pasur nevojën e përdorimit të ilaçeve. Në vitin 2016, studiuesit në Universitetin e Harvardit ekspozuan pacientët ndaj dritave me ngjyra të ndryshme. Rezultoi se drita blu, e bardhë dhe e kuqe intensifikonin pulsimet që shkaktojnë dhimbje. Ndërsa drita jeshile, e zvogëloi dhimbjen me 20%.
Eksperimentet e mëtejshme zbuluan se drita jeshile gjeneron sinjale më të vogla në retinë sesa ngjyrat e tjera. Qelizat në talamus, një zonë e trurit që përpunon informacionin nga syri, gjithashtu reagon më pak ndaj dritës jeshile. Talamusi luan një rol kryesor si një qendër përpunimi në kushtet e dhimbjes, duke përfshirë migrenën. Gjetja çoi në zhvillimin e një llambe me bateri që lëshon dritën e gjelbër të pastër me intensitet të ulët që rezulton të jetë më efektive. Në eksperimentin e fundit, 250 pacientëve me migrenë u është kërkuar të përdorin llambën për të paktën 30 minuta në ditë për gjashtë javë, për të parë se sa dhimbje koke do të kenë dhe sa të ashpra do të jenë pulsimet.