A mundet helmi i merimangës ta shërojë kancerin? Helmi rrëshqitës e vdekjeprurës i merimangave që gjenden në Australi mund t’i vrasin qelizat melanoma, duke lënë lëkurën e shëndetshme dhe të padëmtuar.
Ky hulumtim tregon se është zbuluar se helmet nga merimangat vdekjeprurëse australiane, und të vrasin qelizat melanoma, kështu duke e lënë lëkurën totalisht të padëmtuar.
Një studim i ri i kryer nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Berghoferit, gjeti një peptid nga helmi i një rrjete merimange. Nga analiza e kryer u gjet se helmi kishte veti anti-kancer që mund të vrasin qelizat e kancerit të melanomës.
“Ne kemi gjetur se peptidi australian ishte më i mirë në vrasjen e qelizave të kancerit të melanomës dhe i ndaloi ato të përhapeshin dhe gjithashtu nuk kishin efekt toksik në qelizat e shëndetshme të lëkurës”, tha për ABC News, studiuesja kryesore, Dr. Maria Ikonomopulou.