Shkup, 13 tetor – “A long way home” me regji të Ibër Dearit ka marrë çmimin filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër. Filmi me këtë çmim u shpërblye në Festivalin ndërkombëtar të filmit “Kinenov” që u mbajt në Shkup nga data 6 deri më 11 tetor. Lajmin për çmimin e filmit, për KultPlus, e ka bërë të ditur vetë regjisori Deari, i cili ka treguar se ky është çmimi i dytë për këtë film të tij, i cili tash është duke garuar edhe në 15 festivale të tjera ndërkombëtare. Juria e festivalit “Kinenova”, është përbërë nga: Goran Markoviq (Serbi), Julia Uchansu (Turqi), Sinoliçka Tërpkova (Maqedoni), Igor Galo (Kroaci), kurse në këtë festival kanë marrë pjesë filma nga shumë vende të ndryshme të botës. “A long way home” sjellë në kastë aktorët Mirsad Abazin, Sefedin Shabanin, Musa Isufin dhe Ardian Kadriun.