Edhe pse i rikuperuar plotësisht, Mauro Ikardi e ka parë veten jashtë sfidës me Lacion. Spaleti nuk e ka grumbulluar argjentinasin, madje në konferencën e djeshme u shpreh se e ka gjetur sulmuesin si një i ri që i duhet ende punë. Kur dukej se gjithçka po merrte zgjidhje, gjakrat janë nxehur përsëri.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” raporton se Ikardi është përsëri një çështje dhe mosgrumbullimi i tij ndaj Lacios nuk ka të bëjë me gjendjen e tij fizike.
Spaleti ka mbledhur skuadrën për një video-analizë. Në këtë mënyrë i ka kërkuar Ikardit të flasë përpara skuadrës për tu afruar, por ish-kapiteni ka refuzuar. “Unë tashmë kam biseduar me ju dhe me kompaninë. Nuk kam për të bërë asgjë tjetër” ishte përgjigja e argjentinasit që ka tërbuar Spaletin.
Ky do të jetë ndoshta fillimi i një krisje të re mes Ikardit dhe Interit. Spaleti ka vazhduar fjalën e tij dhe më pas ka njoftuar se Ikardi nuk do të grumbullohet. Argjentinasi mendon se e ka përfunduar rrugën e tij të riintegrimit në skuadër që kur u takua me presidentin Zhang dhe Marotën. Është e vështirë të ndryshojë diçka në të ardhmen e afërt.