Shumë gra kanë vendosur impiante të gjirit pa pasur komplikime serioze, por ka pasur raste kur gratë vuajnë nga lodhja e vazhdueshme dhe kanë dhimbje – ndër problemet tjera shëndetësore.
Tani, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve është duke zhvilluar disa hulumtime rreth sigurisë së përdorimit të impianteve për rritjen e gjinjve. Hulumtimi përfshin dëgjimin nga pacientët, mjekët dhe përfaqësuesit e industrisë.
Paneli për kirurgjinë plastike i FDA-së, do të zhvillojë takime gjatë javës për të diskutuar dhe bërë rekomandime në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e impianteve të gjirit. Takimi, i cili është i hapur për publikun, vjen vetëm disa ditë pasi FDA lëshoi letra paralajmëruese për dy prodhues të implanteve të gjirit për mosplotësimin e kërkesave të agjencisë për kryerjen e studimeve afatgjate që vlerësonin sigurinë dhe rreziqet e implanteve të mbushura me xhel dhe atyre me silikon.
Aktualisht FDA nuk ka prova përfundimtare që sugjerojnë se implantet e gjirit lidhen me një formë të rrallë të kancerit anaplastic lymphoma. Nga kjo organizatë kanë njoftuar se janë duke kërkuar të kuptojnë më mirë këtë çështje për të komunikuar rrezikun, për të minimizuar dëmet dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të prekur.
Shumë kirurgë plastikë kanë raportuar kënaqësi të pacienteve me implantet e gjirit, por janë pajtuar që pacientët duhet të kenë tërë informacionin e përditësuar para se të vendosin për impiantet e gjirit.