Do ju lusja kësisoj e për të bërë dallimin, pra: flisni edhe juve të nderuar prindër, më shpesh me fëmijët tuaj dhe mësojini ata për përvojën tuaj me shoqërinë ku kemi jetuar bashkë, pa u viktimizuar padyshim, por flisni me gojën e heroit e heroinës sado t’ju ketë lënduar ajo përvojë, sepse, nëse fëmijët tanë nuk do mund të ndërtojnë figurën e heroit heroinës nga ndonjë model shoqëror këtu tek ne, le të na shohin neve si të tillë!
Nga Adelina MARKU
“Мртов шиптар, добар шиптар!” – brohoritën përsëri. I njëjti zhargon si “Гасни комори за шиптари!” Taniiiii…sa na nxori mendsh kjo brohoritje e një grupi të rinjsh maqedonas, tifozë të futbollit ? Hmmmm, dorën në zemër, isha indiferente deri në nivel frigjiditeti. Me gjasë e kam kryer shkollën e të kuptuarit të kësaj marrëzie të harlisur të këtij grupi të rrinjsh që në një moshë kur unë isha sa ata, adolescente! Biles, kam marrë notën dhjetë në këtë mësim, dhe çudi, as tërt nuk më bën syri nga piskamat e tyre as atëherë e ku më sot, kur po plakem! Por, a I kisha prit në prit? Oj nannnn, jua kisha thy brinjët, cope e shkrum! Për më shumë, po të kishin ardhur para shtëpisë sime e të brohorisnin kështu, them se, sa për të nxitur adrenalinën personale, ooooo qysh i kisha mavijosë shpullash bashkë me miqtë e mi të mëhallës e i kishim përcjellur në shpi, pasi t’ju kishim dhënë një gotë ujë sa për ti këndellur nga shpullja e dhënë. Kam dilemë nëse jua kishim paguar taksinë! Ha?
Pastaj, Andrës, vajzës sime dhe shoqeve të saj, Sarës, Albinës, Anesës dhe Andës do i kisha ulur e shpjeguar se të këtilla brohoritma do ketë edhe në jetën e tyre. Se, edhe tifozët shqiptarë shpesh brohorinë shfryrje të këtij lloji, por se këto tonat nuk I duan të vdekur këta djemtë por jua duan motrat. Këta tanët duan t’jua bëjnë motrat pa gjene. Ke parë ti kështu? ! Lyp studim ky lloj skandimi tifozësh padyshim! Kështu i kam dëgjuar tifozët shqiptarë nëpër stadiume futbolli. Do qeshnim bashkë, sa për të lehtësuar konturën e marrëzisë që sjell shfryrja protofashiste e piskamave për vdekje e kësi lloji tw rinjsh tifozë, maqedonë! Tregimin mbi sëmundjet e shoqërisë ku jetojnë vajzat e mia do jua tregoja madje më shpesh fëmijëve tanë, pa I ngarkuar shumë a e me qëllim që ata t’a krenin shkollën që dikur e kreva unë . Dhe të marrin notën dhjetë në këtë provim e nga kjo shkollë. Me këtë notë, në çdo kohë, e në çdo formë e në çdo situatë mund të dhjesin mbi kry skandimet e këtilla me qëllim që të ushtrojnë një karakteristikë personale e që quhet PËRBUZJE! Po, unë kam shkruar për përbuzjen dikur, ama nuk mjaftoka, duheshka ri-formuluar përbuzja në bazë të transformimit të kontekstit shoqëror! O nuk lodhem së riformuluari jo, sepse ka të bëjë me një matematikë të thjeshtë: sa më shumë piskasin ata, aq më shumë rritem unë me miq! Ata piskat, unë me miq hapësirë!
Tani, më lejoni të bëj edhe një prononcim të këtij lloji e që ka të bëjë me filozofinë e PANEVOJËS dhe me HIGJIENËN MENTALE! Unë kam një PANEVOJË që tjetrin/tjetrën t’a mësojë të bëhet ndryshe! Nëse tjetri/ tjetra mendon se pa urrejtjen ndaj meje nuk e definon dot veten, bujrum, le të më urrejë! Tani, e kam me rrëndësi siç e thashë edhe më herët pra, shkollën e përbuzjes, sepse kur më dëshiron dikush të vdekur sa për t’iu dukur e mirë, kuptoj se ai/ajo vuan nga një simptom nekrofilik, dmth i takon një grupi shoqëror nekrofilik! Ose thënë më qartë, nekrofilët janë ata që kanë pasion të bëjnë dashni me trupa të vdekur! Uuuuuuhhhhggggg dhe ky symptom, ky pasion ka të bëjë me patologji mentale të rëndë a! Këtu pastaj e ve në përdorim filozofinë e HIGJIENËS MENTALE e që më ndihmon të kuptoj se po të mundohesha t’a shëroj nekrofilin, do gaboja, sepse do tregoja poaq patologji edhe unë! Jo more, le kalbet në urrejtje, unë do rritem edhe më shumë në gjithë hapësirën që kalbja e tjetrit e ka krijuar me vetëdorë. Kaq e thjeshtë është kjo matematikë! Me gjasë është koha e fundit të kuptojmë pra, të gjithë neve që na duan të vdekur për t’ju dukur të mirë, se duhemi kujtuar vazhdimisht PANEVOJËN për t’I mësuar ata ndryshe . Unë nuk harxhoj asnjë kuantum energji për të mësuar në shëndet mental tjetrin/tjetrën që ka zgjedhur vetë të jetë patologjik! PANEVOJA për të harxhuar nga spikama ime intelektuale për të shëruar nekrofilinë shoqërore të atij /asaj që më do të vdekur, mua dhe të gjithë juve duhet t’ju shndërrojë në fitimtarë dhe në rrugë të Zotit! Kaq e thjeshtë është, pa dramë, pa dramë ju lus!
Do ju lusja kësisoj e për të bërë dallimin, pra: flisni edhe juve të nderuar prindër, më shpesh me fëmijët tuaj dhe mësojini ata për përvojën tuaj me shoqërinë ku kemi jetuar bashkë, pa u viktimizuar padyshim, por flisni me gojën e heroit e heroinës sado t’ju ketë lënduar ajo përvojë, sepse, nëse fëmijët tanë nuk do mund të ndërtojnë figurën e heroit heroinës nga ndonjë model shoqëror këtu tek ne, le të na shohin neve si të tillë! Unë e kam me rrëndësi të dij dëshirën tuaj për të mbjellur zemër luani e luaneshe tek fëmijët tuaj/tanë ! Sepse, ndalo pak e pyet veten : si do ecja pa atë zemër luani e luaneshe në këtë shoqëri arnimesh se ? Ja ku pot a them unë troç se ka vetëm tre mënyra : o do rrxohesh e do thyhesh shpirtnisht e mentalisht, o do krrusish kurriz e do i lëpihesh atij/asaj që të do të vdekt, o do kryesh shkollën e PËRBUZJES! Nëse më do sadopak më dëgjo mua, të kisha sugjeruar të marrësh mësimet që I ka programi në shkollën e përbuzjes, ojjjj nannnn çfar zemrë luani e luaneshe të ngjit n’krahnor kjo shkollë! Masnej…pasi ta kesh kryer këtë shkollë, ec…krijo…mos shif pas…rritu…hapsinohu!
Ja kështu iu them unë vajzave të mia, luanesha! Kaq e thjeshtë është beteja me ata nekrofilët e shoqërisë ku jetojmë !
Ec, krijo, mos shif pas, hapsinohu!
(Autorja është kolumniste e rregullt e gazetës KOHA. Qasja e kolumnistes është autoriale dhe nuk përfaqëson qëndrimin e institucionit ku është e punësuar)