A janë fëmijët 100% të mbrojtur nëse vaksinohen?

Vaksinimi është një ndër procedurat standarde më të rëndësishme në mjekësi tek fëmijët që nis me lindjen dhe vazhdon deri në adoleshencë. Libri i vaksinimit ka të përcaktuar qartë dozat që merren dhe moshën.

Edhe pse shpeshherë ngrihen pikëpyetje mbi efektet anësore në ndonjë rast, ato janë konsideruar nga shkenca si përfundime të pabazuara. Por një pyetje që shpesh herë prindërit i bëjnë vetes është se nëse fëmijët e tyre janë 100 % të mbrojtur nëse vaksinohen?

Përgjigja është “jo”. Ai që është mjaft i rëndësishëm dhe rrit së tepërmi sigurinë është “imuniteti i turmës”.

Kjo do të thotë që të gjithë fëmijët të jenë të vaksinuar, shkruan “New York Times”. Ndaj në çerdhe dhe kopshte fëmijët nuk pranohen nëse nuk vërtetohet se janë vaksinuar. Një komunitet me imunitet më të ulet, shihet si rrezik për më të vegjlit.