A ishte raketë ajo që shpërtheu në Beirut? Pamjet zbulojnë gjithçka (Video)

466

Videot e shpërthimit të fuqishëm në Beirut kanë qarkulluar në platforma të ndryshme të mediave sociale, ndërsa versionet e pamjeve ndryshojnë.

Teksa hetimet vazhdojnë, një nga pretendimet e shumta është se ishte një sulm me raketë. Ndërsa deri më tani versioni zyrtar është aksidenti në depon me 2 700 ton nitrat amoni.

Megjithatë, videot që u publikuan fillimisht në rrjetet sociale ishin nga dëshmitarë okularë në kryeqytetin libanez, të cilët përjetuan shpërthimin tragjik.

Ndërsa më vonë, qarkulluan të tjera pamje, ku pretendohej se në video dallohej një objekt i ngjashëm me një raketë.

Mediat e huaja shkruajnë se nga pamjet e manipuluara janë marrë nga faqja në Facebook e prodhuesit të mediave arabe sociale me qendër në Bejrut, Mehsen Mekhtfe. Ai e kishte kapur shpërthimin ndërsa po shëtiste afër portit diçka që ai bën shpesh gjatë asaj kohe të ditës.

Bellingcat shkruan se disa video janë shfaqur në internet, të cilat pretendojnë se tregojnë se depoja ishte goditur nga një raketë. Asnjë prej tyre në të vërtetë nuk e tregon këtë: të gjithë janë ose falsifikime të qëllimshme ose thjesht zogj që fluturojnë nëpër kamera, shkruan abcnews.

Në videot më poshtë, të dy pjesët e pamjeve krahasohen me origjinalet e tyre.

Comments are closed.