Kjo është një nga teoritë më të spikatura të konspiracionit në botë – se Hitleri i urreu hebrenjtë, sepse ai, të paktën pjesërisht, ishte hebre. Por sa ka të vërteta në të? Ka një shkollë të tërë mendimi që qëndron mbrama teorisë se Hitleri, njeriu përgjegjës për Holokaustin, ishte në të vërtetë hebre. Nga vjen kjo teori? Asnjëherë nuk është identifikuar emri i gjyshit të Hilerit, sepse ai ishte fëmijë jashtë martese. Megjithatë, dihet se gjyshja e Hitlerit ka punuar si shërbëtore në shtëpinë e një çifuti të pasur. Ideja se babai i Hitlerit ishte në të vërtetë një fëmijë i paligjshëm i fëmijës hebre, zgjoi imagjinatën e shumë teoricienëve të konspiracionit, por edhe disa historianëve të njohur. Në vitin 2010, një analizë e ADN-së u krye në bazë të mostrave të grumbulluara nga 39 të afërmit dhe pasardhësit e Hitlerit. Analizat treguan se mostrat e familjes së Hitlerit vërtetë përmbajnë kromozome që janë të rralla për njerëzit nga Evropa Perëndimore po janë më të zakonshme për njerëzit nga Maroku, Algjeria, Tunizia, si dhe grupet hebraike Ashkenazi dhe Sepharda. Megjithatë, përqindja e shfaqjes së këtij kromozomi në gjenet e të afërmve të Hitlerit ishte shumë e vogël, prandaj përfundimet e kësaj analize ishin jo të plota. Dhe kështu, teoria se Hitleri kishte gjak pjesërisht hebre, mbetet ende aktuale pavarësisht mungesës së provave.