Nëse gjatë shtatzanisë ju janë krijuar strija dhe ato më pas bëhen të kuqe dhe fillojnë të kruhen, mund të keni atë që quhet shpërthim polimorfik i shtatzënisë (PEP).
Shpërthimi polimorfik i shtatzanisë nuk ju pengon ju dhe fëmijën, por mund t’ju krijojë shumë bezdi.
PEP shpesh fillon në javët e fundit të shtatzanisë, por mund të ndodhë edhe pasi keni lindur. Kruajtja zakonisht fillon në strijat e barkut, por mund të përhapet edhe në zona të tjera, si gjoks, kofshë, shpinë dhe krahë.
Sa më shumë të shtrihet lëkura, aq më shumë gjasa ka që strijat t’ju shkaktojnë kruajtje, për shembull nëse jeni duke pritur binjakë.
Përpiquni të bëni dush me ujë të ftohtë e më pas të aplikoni vajra dhe kremra lehtësues. Veshja e rrobave të lirshme mund të ndihmojë gjithashtu për të qetësuar kruajtjen.
Nëse kruajtja dhe skuqja ju shqetësojnë vërtet, shkoni te mjeku. PEP nuk është e dëmshme, por disa lloje të kruajtjes intensive në shtatzëni mund të jenë.pernenat.al