Një natë më parë, Kate Winslet mori më shumë se një çmim gjatë “Hollywood Film Awards”. Teksa mori çmimin për rolin më të mirë protagonist, aktorja e famshme tha se ndihej e nderuar që gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit “Wonder Whell”, ishte e rrethuar nga aktore të mëdha si Allison Janney. Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, 42-vjeçarja Winslet shtoi se do të donte të përkëdhelej apo të puthte aktoren e famshme, të cilën e ka idhull dhe kjo dëshirë ju realizua menjëherë. Allison Janney u ngrit nga salla, u ngjit në skenë dhe ashtu siç dëshironte ajo i dha Kate Winslet një puthje në buzë. Edhe pse publiku pjesëmarrës qeshën me të madhe, pas përfundimit të mbrëmjes të gjithë pranuan se ky ishte një ndër momentet më qesharake dhe të sikletshme të “Hollywood Film Awards”.
Kate Winslet is honored with the Hollywood Actress Award for her role in @wonderwheelmov. ???? #HollywoodAwards pic.twitter.com/zmPl3il3oT
— Hollywood Awards (@hollywoodawards) November 6, 2017