Një nga penalltitë më të çuditshme në futboll, është akorduar në Portugali. Në ligën e dytë portugeze, në ndeshjen mes skuadrave Academica dhe Sporting Lisbonë B, gjyqtari ka befasuar të gjithë me një vendim të marrë. Ai ka vendosur të dënojë me penallti Sportingun, pasi një lojtar i tyre që po kryente nxehjet e fundit para inkuadrimit në lojë, preku topin me dorë tek zona e portierit.