Paratë janë habitati më i mirë për mikrobet. Mbi tre në katër kartëmonedha e monedha janë të infektuara me mikrobe që mund të shkaktojnë meningjit, sepsis, sindromën e shokut toksik, abortit spontan dhe helmimit.
Pikërisht këto të dhëna kanë ngritur alarmin dhe kanë bërë që ekspertët të hedhin idenë e pastrimit të parave. Madje ata thonë se lëvizja për të pasur një shoqëri pa para kesh do të ishte në më të mirën e shëndetit të njerëzve. Të dhënat e fundit vijnë pas një ekzaminimi që bënë ekspertët në Britaninë e Madhe të kartëmonedhave dhe monedhave që dominojnë tregun atje.
Ata dalluan se 78 për qind e tyre ishin të veshura me një varietet prej 19 bakteresh të ndryshme. Dy prej tyre ishin supermikrobet rezistente ndaj antibiotikëve, të klasifikuara si të tilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një tjetër gjendet në feçe, që do sugjeron se njerëzit nuk i lajnë duart pasi shkojnë në tualet. Ekspertët thonë se paratë që janë aktualisht në qarkullim janë një rrezik për shëndetin e popullatës. Profesori Paul Matewele, nga Universiteti Metropolitan i Londrës, duke folur për The Sun, tha se duhet marrë në konsideratë kalimi në një shoqëri pa para kesh, si një mënyrë për të ulur shpërndarjen e këtyre mikrobeve.
“Nëse paguani me para për një sandwich, përpara se ta hani atë lani duar. Nëse nuk i lani duart pasi keni prekur paratë, po i kërkoni vetë telashet”.