Fidel Castro, i cili vdiq të premten mbrëma në moshën 91 vjeç, ka pasur mandatin më të gjatë të qeverisjes në historinë botërore, deri më 19 prill 2011. Atëherë pushtetin ia dorëzoi vëllait të tij pesë vjet më të ri. Fideli gjithsej ka qenë në pushtet 52 vite e 62 ditë, por ky nuk është numri i vetëm i rëndësishëm në jetën e tij. Sipas biografëve të tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, Castro ishte “afrodiziak që ecë për femra” i cili ka fjetur deri me 35.000 femra. Martesën e parë me Mitra Diaz-Balart e cila rrjedh nga një familje aristokrate e lidhi më 1948. Ndërsa djali i parë të cilin e kanë pasur në këtë martesë ishte Fidel Castro Diaz-Balart dhe u lind më 1949. Ata u ndanë pesë vite më vonë. Derisa nëpër male planifikonte aksionet kundër regjimit të Batista’s, El Comandante u bë baba i tre fëmijëve më nëna të ndryshme të cilat mbetën shtatzëna në periudhë prej vetëm disa muajsh. Kjo ishte në vitin 1956. I gjatë, revolucionari i nxirë nga dielli, kurth për zemra të femrave, gjithmonë e ka tërhequr vëmendjen e gjinisë më të bukur. Nëpër xhungla të Kubës apo në konferenca të OKB-së, transmeton gazetametro.net. Castro i gjente të dashurat e veta nëpër plazhet e Havanës, ndërsa thuhet se çdo ditë ka fjetur me nga dy gra. Me njërën për drekë ndërsa me tjetrën për darkë. Përkrah dy bashkëshorteve zyrtare, të dashurat e Fidelit megjithëse në këtë ishull të varfër, jetonin në begati. Revolucionarja gjashtë vite më e vjetër Celica Sanchez, me të cilën Fideli gjatë pauzave të betejave të revolucionit e kalonte kohën e lirë, u bë sekretarja e parë në Këshillin e Ministrave. Natalia Revuelta, me të cilën kishte vajzën Alina, ishte edhe një nga pleada e të dashurave të Castro’s, e cila tërë jetën e ka kaluar mirë në një vilë afër Havanas. Kjo bukuroshe e martuar, me flokë të verdha dhe sy të gjelbër, për të ndihmuar revolucionin e ka zbrazur llogarinë e saj bankare dhe i ka shitur të gjitha stolitë. Konsiderohet për një nga kubanet më të bukura të të gjitha kohërave. Shtëpinë e saj Fideli e shfrytëzonte për mbledhjet në të cilat kanë planifikuar fillimin e revolucionit, transmeton gazetametro.net. “Kur para 15 viteve kam filluar të punoj në libër, e kam pyetur sa fëmijë keni, dhe përgjigjja e tij ishte mjaft e papërcaktuar. Tha që kishte gati një fis të tërë”, thotë Ann Louise Bardach e cila e ka publikuar librin “Without Fidel”, mbi jetën e Fidelit dhe vëllait të tij Raoul’it. Me gruan e dytë Dalia Soto del Valle i kishte pesë djem, Antonio, Alehandro, Aleksis, Aleksander dhe Angel. Ai ka nëntë fëmijë të pranuar zyrtarisht.